Paçarada standard e Fazliji zëvendësues, fitojnë pikë të madhe në Hannover 

Futboll

Paçarada standard e Fazliji zëvendësues, fitojnë pikë të madhe në Hannover 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2022 Në ora: 22:35
Paçarada

St. Pauli barazon në minutën e fundit, me rezultat 2:1 në konak të Hannoverit, në takimin e javës së 2-të të Bundesliga II. 

Kapiteni Leart Paçarada u përpoq me shok deri në fund dhe ia dolën të nxjerrin një pikë nga ky udhëtim.

Futbollisti Eggestein kaloi në epërsi (0:1) St. Paulin në minutën e 4-të, por që u shkri në minutat vijues. 

Kerk në minutën e 33-të dhe të Kohn në atë 71-tën, shënuan për Hannoverin. 

Në minutën e 90+5 Irvine realizon për 2:2 duke sjell gëzim të madh nga skuadra e qytetit të Hamburgut. 

Betim Fazliji u paraqit nga minuta e 68-të për St. Paulin.  

St. Pauli arriti barazimin e parë pas fitores në hapje, duke u renditur në vend të tretë me 4 pikë dhe Hannoveri është i 12-ti me 1 pikë.

Paçarada u vlerësua me notën 7.2 e Fazliji me 6:1 nga faqja e specializua për statistika “Sofascore”.

Lojtari i Hannoverit, Kohn, me notën 7.7 është më i miri i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat