Muçi fiton penalltinë që vulos fitoren

Futboll

Muçi fiton penalltinë që vulos fitoren

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 00:03
Muçi fiton penalltinë

Legia e Varshavës ka fituar me rezultatin 2-0 mbrëmjen e sotme kundër Zaglebie Lubinit. Ernest Muçi e nisi nga stoli këtë sfidë dhe hyri në fushë vetëm në minutën e 89.

Por edhe pse me pak kohë në dispozicion, sulmuesi shqiptar di si të krijojë rrezik në zonën kundërshtare.

Në minutën e 94-t, Muçi “gjarpëron“ mes dy mbrojtësave të Zaglebie Lubinit dhe me lëvizjet e tij shtyn rivalët të shkaktojnë penallti.

Pranë topit shkon Vzoleku, i cili shënon golin e dytë personal dhe të Legias së Varshavës, duke vulosur fitoren e parë të skuadrës në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat