Neuer flet fjalë të mëdha për Manen

Futboll

Neuer flet fjalë të mëdha për Manen

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 06:41
Manuel Neuer dhe Sadio Mane

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur në lidhje me transferimin e tyre të ri.

Sadio Mane gjatë kësaj merkato kaloi nga Liverpooli te Bayern Munich.

Ndërsa i lumtur me transferimin e senegalezit drejt ‘Allianz Arena’ është shprehur portieri i ekipit bavarez, Neuer.

“Sadio Mane ka qenë shumë profesionist që nga ardhja e tij në klub, ai është një lojtar i klasit botëror. Sengalezi është mbresëlënës dhe ka qëndrimin e duhur. Ne e vlerësojmë vërtet që e kemi atë në Bayern për vitet e ardhshme”, tha gjermani.

Mane iu bashku gjigantit gjerman për shumën 41 milionë euro dhe do të luajë në ‘Allianz Arena’ deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat