Kessie është një nga transferimet e bujshme të Barcelonës

Futboll

Kessie është një nga transferimet e bujshme të Barcelonës

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:52
Kessie është një nga transferimet e bujshme të Barcelonës

Franck Kessie është një nga transferimet e bujshme të Barcelonës në këtë merkato, teksa katalanasit përfituan dhe e morën me kosto zero mesfushorin pasi i përfundoi kontata me Milanin.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë garanton muskuj në një mesfushë më shumë me kualitet teknik se fizik te Barcelona dhe në këtë formë, do të jetë një “truprojë” për lojtarë si Gavi apo Pedri.

Pikërisht, këtij të fundit, Kessie i ka lënë shumë përshtypje pozitive teksa spanjolli thekson se është surprizuar nga kolegu i ri i mesfushës.

“Kessie vërtet që më ka surprizuar shumë, është shumë i fortë. Kam luajtur kundër tij në Lojërat Olimpike, por ta kesh në skuadër është diçka krejtësisht e ndryshme.

Kessie është shumë potent dhe tashmë duhet të punojmë pak për të gjetur pozicionet e duhura në fushë, por mendoj se ai do të na ndihmojë shumë përgjatë sezonit”, u shpreh Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat