Çaçiq kërcënon skuadrën shqiptare 

Futboll

Çaçiq kërcënon skuadrën shqiptare 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:41
Çaçiq kërcënon skuadrën shqiptare 

Dinamo e Zagrebit më në fund luajti si kampion, duke festuar me një fitore bindëse me rezultat 1:5 jashtë fushe ndaj Slaven Belupo-s, në kuadër të kampionatit kroat në futboll.

Dinamo synon fitore ndaj Shkupit në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve në Champions League.

Ballafaqimi i parë përfundoi me rezultat 2:2.

Trajneri i Dinamos, Ante Çaçiq, është optimist se skuadra e tij do të mund të festojë në ndeshjen e kthimit në Shkup të martën dhe të kalojë në rrethin e ardhshëm kualifikues.

“Ne shënuam pesë gola dhe nuk pësuam asnjë nga loja, që sigurisht është një gjë e mirë.

Jo çdo gjë ishte perfekte, bëmë gabime, por besoj se jemi në rrugën e duhur. Para nesh tani është Shkupi, një rival që e njohim shumë më mirë se para ndeshjes së parë dhe do të hyjmë shumë më të përgatitur në ndeshjen e dytë.

Tashmë e kam thënë, jam i bindur se kur luhen dy ndeshje në shtëpi - jashtë, rezultati i përgjithshëm është gjithmonë në favor të ekipit më të mirë.

Nuk ka dyshim se jemi më cilësor, prandaj besoj se do të festojmë në Shkup dhe do të shkojmë më tej”, tha Çaçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat