Objektivi i Manchester Utd është të fitojë

Futboll

Objektivi i Manchester Utd është të fitojë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:47
Objektivi i Manchester Utd

Objektivi i Manchester Utd është të fitojë një vend në kampionat në katërshen që çon në Ligën e Kampioneve.

Kjo është tashmë e qartë për “djajtë e kuq” të cilët nuk presin që të jenë konkurrentë për të fituar trofe, edhe pse kanë emëruar Erik Ten Hag në drejtimin e skuadrës. Kualifikimi në Champions është kthyer në prioritet për faktin se garanton të ardhura të ndjeshme dhe sidomos nuk lejon sponsorët që të largohen.

Manchester Utd ka pësuar një goditje prej rreth 100 milionë eurosh në sezonin e fundit vetëm prej faktit se nuk ka siguruar pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishme për klube në Europë. Kontratat e sponsorizimeve janë ulur sipas marrëveshjeve paraprake ndërsa humben shifra të ndjeshme edhe nga e drejta TV.

Për këtë arsye, në klub kanë vendosur premio shumë të mëdha për trajnerin nëse arrin që të kthejë Manchester Utd në këtë turne. Mediat angleze kanë mësuar se Ten Hag do të përfitojë 3,5 milionë euro vetëm që të sigurojë një vend në katërshen e më të mirëve, përtej rrogës që kalon 10 milionë euro në sezon. Një bonus i jashtëzakonshëm i cili rezervohet kryesisht për fitoren e një turneu të tillë. Por tani te MManchester Utd janë të ndërgjegjshëm se nuk janë ende aq të mirë sa duhet për këtë objektiv, ndaj u mjafton vetëm pjesëmarrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat