Talenti ndonjëherë nuk mjafton

Futboll

Talenti ndonjëherë nuk mjafton

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 19:01
Michael Owen

Talenti ndonjëherë nuk mjafton, duhet edhe fat. Michael Owen ka qenë një nga futbollistët anglezë më premtues të 20 viteve të fundit, por edhe një nga më të pafatët.

Ish-sulmuesi i rritur me fanellën e Liverpool-it ka shpërthyer në Anfield ku ka fituar edhe Topin e Artë në vitin 2001. Sot, Owen shikon mbrapa dhe provon pak hidhërim për mënyrën si kanë shkuar gjërat në karrierën e tij.

“Nuk e dija akoma se dëmtimet do të ma kishin shkatërruar karrierën, por që në atë kohë isha shumë i frikësuar kur vrapoja në maksimumin e shpejtësisë.

“Në moshën 18 vjeç shënoja në Botëror, 21 kam fituar Topin e Artë. Por të them të drejtën, kam qenë më mirë në moshën 19 vjeç.

“Ai ka qenë momenti kur kam pësuar një dëmtim që ka ndryshuar gjithçka përgjithmonë. Gjithçka rrotullohet rreth atij episodi”, ka thënë Owen në një intervistë për Daily Mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat