Abrashi e Shaipi vlerësohen me notë të mirë, Bislimi debuton me Luganon

Futboll

Abrashi e Shaipi vlerësohen me notë të mirë, Bislimi debuton me Luganon

Nga: K. Goca Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:19
Grasshoppers

Grasshoppers starton me fitore në kampionatin zviceran. 

Ekipi i Grasshoppersit ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Luganos, në ndeshjen e javës së dytë.

Për Grasshoppersin ishte ndeshja e parë në edicionin e ri.   

Në radhët e Grasshoppersit u paraqit Anmir Abrashi, i cili u vlerësua me notën 4 nga media zvicerane “Blick”. Meritan Shabani u paraqit në fund të takimit në radhët e Grashoppersit. 

Portieri Amir Shaipi ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 4. 

Kawabe shënoi në minutën e 12-të dhe të 47-tën për Grasshoppersin  dhe Celar (79’ -nga penalltia) për Luganon.

Uran Bislimi debutoi nga minuta e 72-të për Luganon, duke lënë përshtypje shumë të mira.

Grasshoppers renditet në pozitën e tretë me 3 pikë e Lugano në fund me 0 pikë. Nota maksimale është 6 dhe më e vogla 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat