Asistim nga mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lokomotiva Zagreb triumfon

Futboll

Asistim nga mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lokomotiva Zagreb triumfon

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 23:31
Lokomotiva Zagreb

Klubi i Lokomotiva Zagreb edhe në këtë sezon do të nisë kampionatin me objektiv sigurimin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare.

Skuadra e cila ka në gjirin e saj shumë futbollistë shqiptare, 6 të tillë të ndarë mes titullarëve dhe atyre në stol në duelin e sotëm, ka fituar me shifrat 2:1 me përmbysje përballë një pretendenti tjetër për Europën, Osijekut.

Në duelin ku Mersinaj dhe Çokaj e nisnin titullarë me Kallakun, Tucin, Salihun dhe Smakajn të cilët ishin në pankinë, ekipi mik kaloi i pari në avantazh me anë të Klainheisler në minutën e 16.

Por Lokomotiva dominoi ndeshjen dhe kërkoi me ngulm golat të cilët erdhën vetëm në minutat e fundit me Boshkoviç, në minutat 80 dhe 86.

I pari ishte falë një goditje këndi të harkuar saktësisht nga Çokaj, i cili gjeti shokun e skuadrës në zonë dhe ai dërgoi sferën në rrjetë.

Ndërsa në të dytin, ishte Tuci ai i cili nisi aksionin sulmues për skuadrën e tij e cila mori tre pikët e para në këtë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat