Salzburg tallen me Manchester United

Futboll

Salzburg tallen me Manchester United

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 16:25
Benjamin Sesko.

Manchester United  është një nga skuadrat që po interesohet për talentin e  Salzburg, Benjamin Sesko.

Sesko po merr vëmendje të madhe ditëve të fundit në merkato, me Man United dhe Newcastle që po tregojnë interesim më të madh.

Lajmin për interesimin e United e ka bërë të ditur edhe Fabrizio Romano, por këtij lajmi i ka reaguar skuadra e Red Bull Salzburg.

“Duam 300 milionë + Bruno”, shkruan skuadra e Salzburg në ‘Twitter’.

Ky duket një çmim absurd, por duket se skuadra e Salzburg ka bërë këtë ‘tweet’ vetëm për humor.

Gjithsesi, tinejxheri i Salzburg vazhdon të jetë në listën e talentëve më premtues në botën e futbollit. Thuhet se vlera e tij shkon deri në 65 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat