Kukësi në Turqi për të rritur muskujt, në plan tri miqësore

Futboll

Kukësi në Turqi për të rritur muskujt, në plan tri miqësore

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 21:46
Kukësi

Kukësi “nxeh” motorët më pak se një muaj nga starti i sezonit.

Ekipi verilindor është nisur mëngjesin e kësaj të hëne drejt të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim.

Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e qytetit Bolu, ku falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.

Në tokën turke, skuadra verilindore do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore dhe pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës, që do të luhet në “Kukës Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat