Lojtari i Espanyol-it i jep meritat Keidi Bares

Futboll

Lojtari i Espanyol-it i jep meritat Keidi Bares

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:17
Keidi Bare

Vinicius Souza është transferuar në formë huazimi në radhët e Espanyol-it.

Braziliani po përshtatet mjaft mirë me ekipin katalanas, ku po zë vendin e tij në formacion. Mesfushori ka folur në Spanjë dhe shpjegon se te Espanyol-i ndihet si në shtëpi, si dhe rrëfen se ka mësuar shumë nga lojtari shqiptar, Keidi Bare.

“I gjithë ekipi punon shumë çdo ditë për të arritur një nivel të mirë këtë sezon.

Jo vetëm që shkojmë mirë në fushë, por edhe jashtë saj. Ndihem si në shtëpi. Këtu ka shumë më shumë kontakte, po mësoj shumë duke folur me trajnerin, me Keidi Baren dhe me Sergi Darderin”, ka thënë Vinicius Souza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat