Tottenham synon transferimin e mesfushorit të Juventus

Futboll

Tottenham synon transferimin e mesfushorit të Juventus

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:30
Tottenham synon transferimin e mesfushorit të Juventus

Tottenham i ka vënë sytë te Weston McKennie, mesfushorit të Juventus.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, Conte dhe Paratici e kanë identifikuar amerikanin si profilin e duhur për të përforcuar mesfushën e “Spurs”.

Një negociatë që megjithatë mund të pengohej nga dëmtimi që ndodhi me Pogba, që do të qëndrojë të paktën një muaj larg fushave.

CEO i “Spurs”, Fabio Paratici ishte në Juve kur solli McKennie në klub nga Schalke, fillimisht në formë huazimi dhe që kur u transferua më pas te Tottenham, Paratici ka dashur ta marrë atë në veri të Londrës.

Klubi i Juventus është i gatshëm ta lërë të largohet vetëm për një ofertë të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat