PSG zyrtarizon “diamantin” për 15 milion euro!

Futboll

PSG zyrtarizon “diamantin” për 15 milion euro!

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 18:09
PSG zyrtarizon “diamantin”

Nordi Mukiele është rikthyer në France, pas 4 sezonesh si lojtar i Leipzig. 24-vjeçari ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën e PSG-së, duke firmosur edhe kontratën me kampionët e Ligue 1.

Mukiele ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, teksa tashmë do të mbajë veshur fanellën e parizienëve, me prezantimin që pritet të bëhet në ditët në vazhdim. Ai ka kushtuar 15 mln euro.

Edhe Chelsea kishte bere nje tentative por ka rezultuar e deshperuar pasi ai donte te kthehej ne vendlindje. Ai është një mbrojtës i djathtë (i aktivizueshem edhe si qendërmbrojtës dhe mesfushor) me atletikë të madhe, i aftë në lexim të lojës dhe në fazën e sulmit.

Ai deklaroi se ishte frymëzuar nga Sergio Ramos dhe John Terry. I rritur në ekipet e të rinjve të Paris FC, në vitin 2013 u ble nga Laval i cili e shtoi në ekipin e dytë. Ai bëri debutimin e tij më 28 nëntor 2014 në një barazim 1-1 kundër Auxerre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat