Juventusi dhe Ramsey shkëpusin kontratën, “Zonja e Vjetër” gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Juventusi dhe Ramsey shkëpusin kontratën, “Zonja e Vjetër” gjen zëvendësuesin e tij

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 18:43
Aaron Ramsey

Tanimë është e konfirmuar që gjiganti italian, Juventus, dhe mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, kanë ndarë rrugët.

Juventusi dhe Ramsey kanë shkëputur kontratën, pasi që marrëveshja u nënshkrua nga të dy palët sot.

Ramsey tani do të jetë në formën e lojtarit të lirë, dhe mund t’i bashkohet cilitdo klub me parametra zero.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” ka gjetur zëvendësuesin e Ramseyt te gjiganti francez, Paris Saint-Germain, ku thuhet se është duke e kërkuar mesfushorin Leandro Paredes.

Por për Juventusin transferimi i mesfushorit argjentinas do të jetë problem, pasi që duhet që ta largojë edhe një lojtar në mënyrë që të nënshkruajë me Paredes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat