Futbollisti i Interit nuk dëshiron të largohet

Futboll

Futbollisti i Interit nuk dëshiron të largohet

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:20
Futbollisti i Interit nuk dëshiron të largohet

Edin Xheko, edhe pse në moshën 36-vjeçare, vazhdon të jetë një alternativë joshëse për klubet brenda dhe jashtë Italisë dhe i fundit që ka shfaqur interes është Borusia Dortmund.

Gjermanët, të cilët pas mbërritjes së Sebastian Halerit nga Ajaksi kishin blinduar sulmin e tyre, duhet të ndërhyjnë edhe një herë në merkato pas diagnostikimit të këtij të fundit me kancer në testikuj.

Për këtë Dortmundi ka kërkuar informacion për shtatlartin e Interit, që këtë sezon është një opsion i dytë për Inzagin pas rikthimit të Lukakut.

Kur ka edhe një vit kontratë, duket se vetë lojtari nuk është i interesuar për të lënë Milanon, pasi kërkon t’i provojë trajnerit zikaltër dhe gjithë ambientit se mund të jetë ende vendimtar dhe të mbajë ritmin e një reparti konkurrues, ku përveç belgut gjenden edhe Lautaro e Korrea, pa harruar të padëshiruarin Aleksis Sançez.

Gjithsesi, e gjitha është ende një ide, pasi nuk përjashtohet mundësia që boshnjaku të joshet nga gjigantët gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat