Juventusi ia mësyn Wernerit

Futboll

Juventusi ia mësyn Wernerit

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 15:53
Juventusi ia mësyn Wernerit

Juventusi ia ka vënë syrin Timo Wernerit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Guardian”.

Sulmuesi gjerman nuk arriti ta tregojë veten në Chelsea dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” duket të jetë i pashmangshëm.

“Blues” e kishin blerë atë nga Leipzigu në vitin 2020 për afro 50 milionë euro.

E tash, një lëvizje në formë huazimi për përfaqësuesin gjerman është e mundshme.

Por, nëse arrin ndonjë ofertë e majme, klubi anglez mund ta shesë atë përfundimisht.

“Bianconeri” ndërkohë janë në kërkim të një sulmuesi dhe mund ta marrin Wernerin në formë huazimi, njëjtë siç e mori Interi sulmuesin tjetër të Chelseat, Romelu Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat