Në ndeshjen Viking – Sparta Pragë, referojnë gjyqtarët e Kosovës

Futboll

Në ndeshjen Viking – Sparta Pragë, referojnë gjyqtarët e Kosovës

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:07
Në ndeshjen Viking – Sparta Pragë, referojnë gjyqtarët e Kosovës

Gjyqtarët e Kosovës do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Ligës së Konferencës!

Gjyqtarët e Kosovës edhe këtë mesjavë do të jenë pjesë e ndeshjeve të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen Viking – Sparta Pragë, e cila zhvillohet nesër në orën 19:00, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, me asistentë Granit Hyseni e Lumturije Muhadri, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Vaduz – Koper, që zhvillohet në orën 20:00, gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kasumi, me asistentë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat