Rivali që ekipi i Ilir Dajës festoi në short, tani eliminon edhe Malmon

Futboll

Rivali që ekipi i Ilir Dajës festoi në short, tani eliminon edhe Malmon

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:29
Rivali që ekipi i Ilir Dajës festoi në short, tani eliminon edhe Malmon

Kohët kanë ndryshuar dhe tani çdo ekip mund të bëjë befasinë në futboll. Tashmë edhe vendi i basketbollit mund të kuajë futboll. Zalgiris ka qenë surpriza e mbrëmjes së sotme, taksa ka eliminuar Malmon në turin e dytë të Champions League-s.

Lituanezët kanë mposhtur 0-2 në transfertën e sotme Malmon, me gola të shënuar nga Kehinde në minutën e 34-t dhe Renan në të 52-tën. Shpresat e suedezëve u shuan përfundimisht në minutën e 78, kur Christiansen lë ekipin me 10 lojtarë. Ndërkohë Zalgiris doli fitimtar 1-0 edhe ndeshjen e parë me kampionët e Suedisë.

Kujtojmë se lituanezët eliminuan në turin e parë të Champions League-s Ballkanin.

Një duel që nuk shkoi ashtu siç e priste Ilir Daja, pasi në momentin e shortit u pa duke festuar për kundërshtarin që i rezervoi fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat