Kapiteni i Atletico Madridit nuk e do Ronaldon

Futboll

Kapiteni i Atletico Madridit nuk e do Ronaldon

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:43
Koke

Cristiano Ronaldo tek Atletico Madridi? Një marrëveshje që mund të shqetësojë një qytet të tërë. Duke parë pesë herë “Topin e Artë”, në fund të fundit, simbol i një prej epokave më të suksesshme në historinë e Real Madridit, veshja e fanellës ‘rojibancas’ do të kishte një efekt.

Operacioni nuk është i lehtë. Gjithashtu për shkak se jo vetëm shumica e tifozëve “colchoneros” nuk e duan atë në skuadër, por edhe kapiteni i Atletico, Koke, tenton ta përçmojë atë. Fjalët e tij, të marra nga “AS”, lënë pak vend për interpretim.

Koke, në fund të ndeshjes ndaj Numancias foli për afatin kalimtar: “Ne jemi duke rritur ritmin, kemi marrë indikacione të shkëlqyera dhe ndjesitë përpara sezonit të ri janë të mira. Atletico ka lojtarë të shkëlqyer dhe mundësinë e përdorimit të variacioneve të ndryshme taktike. I takon klubit të vendosë nëse është e nevojshme të ndërhyjë më tej në merkato. Për mendimin tim, kjo është një skuadër e shkëlqyer. Kemi nga dy lojtarë për çdo pozicion”.

Me pak fjalë, Ronaldo nuk duket të jetë i domosdoshëm: “Në këtë periudhë mund të dëgjosh shumë zëra që vijnë nga jashtë. Unë iu besoj shokëve të mi të skuadrës që janë këtu. Dhe ne nuk jemi në gjendje të keqe. Kemi një sulm të përbërë nga sulmuesit më të mirë nga Argjentina, Spanja, Portugalia, Brazili, Francë. Janë të gjithë lojtarë të mëdhenj. Ne nuk dëgjojmë zërat, por fokusohemi te grupi që kemi”.

Atletico Madridi duhet ta kompensojë veten pas një sezoni që është jashtë pritshmërive. Koke iu beson shokëve të tij, gjithashtu të ardhurve “të rinj”: “Morata dhe Saul janë dy lojtarë të mëdhenj, luajnë për kombëtaren.

Nuk e kuptoj pse duhet të largohen nga ekipi dhe cilat janë arsyet pse nuk ka besim rreth tyre. Grupi është larguar nga thashethemet e tregut. Jemi të projektuar për sfidën ndaj Getafes. Tashmë kemi një skuadër të madhe.

Në sezonin e ardhshëm do të na duhet mbi të gjitha qëndrueshmëria në performancë. Nëse ne ruajmë frymën që shoqëroi fundin e sezonit të kaluar, do të marrim kënaqësi të shumta. Ia kemi borxh vetes dhe tifozëve, sepse sezoni i kaluar nuk ishte i lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat