Klube nga Kosova, Bullgaria, Hungaria dhe Kazakistani të fiksuar pas Bajramit!

Futboll

Klube nga Kosova, Bullgaria, Hungaria dhe Kazakistani të fiksuar pas Bajramit!

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:03
Pamje nga një ndeshje e Bajramit

Pas tërheqjes së Renovës nga elita e futbollit vendor, klube të shumta nga Kosova, Bullgaria, Hungaria dhe Kazakistani e dëshirojnë stoperin e talentuar Medin Bajrami, i lindur dhe rritur në Slloveni te NK Maribor.

Open-TV mëson se dy klube të njohura (një gjigant) kosovare, i kanë bërë gati kontratat dhe vetëm presin nënshkrimin e Bajramit, megjithate ky i fundit ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Oferta shumë të mira financiare për 24-vjecarin kanë mbërritur edhe nga Bullgaria, Hungaria e Kazakistani. Kështu që superstoperi i talentuar është nën presion nga klubet e vendeve të sipërpërmendura.

Cfarë do të ndodh me Medin Bajramin do të shohim në ditët në vijim, të cilat do të jenë shumë interesante se ku do të vazhdoj karrierën ai. Një ëshë e sigurt se ai klub që do të marrë shërbimet e tij do të fitoj shumë siguri në repartet defansive të tyre.

Bajrami shkëlqeu në sezonin e kaluar te Renova, duke luajtur gati  në të gjitha ndeshjet, dhe duke qenë ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat