Dembele: Golat të japin besim në vetvete

Futboll

Dembele: Golat të japin besim në vetvete

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:01
Dembele

Ousmane Dembele ka qenë një nga figurat kryesore të Barcelonës në barazimin kundër Juventusit.

Francezi ishte autori i dy golave të katalanasve, teksa pas takimit ka nënvizuar se do të bëjë gjithçka që Barça të kthehet në maja.

“Skuadrën e shoh shumë mirë, sepse për ne ka ky turne në SHBA ka qenë shumë i vështirë për shkak të motit të nxehtë. Skuadra gjithsesi ka gjetur veten dhe po shohim kombinacione mjaft pozitive. Kam shënuar dy gola kundër Juventusit dhe kjo më kënaq edhe pse është vetëm miqësore.

Golat të japin besim në vetvete.

Personalisht ndihem shumë mirë, kam besimin e trajnerit dhe vlerësimin e shokëve të ekipit”, ka thënë francezi.

Kujtojmë se Dembele ishte në një luftë të hapur me Barcelonën për kontratën e tij, por pas gati një viti bisedime, gjithçka u mbyll me qëndrimin e tij në klub. Dhe tani francezi dëshiron të fitojë gjithçka me katalanasit.

“Do të jap gjithçka për këtë klub. Do të bëj maksimumin tim, që të kthehemi e të fitojmë trofe”, ka thënë Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat