Futbollisti zyrtarizon largimin nga Partizani

Futboll

Futbollisti zyrtarizon largimin nga Partizani

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:56
Futbollisti zyrtarizon largimin nga Partizani

Vokli Laroshi është larguar zyrtarisht nga Partizani.

Një lëvizje e pritur kjo nga portieri 20-vjeçar që nuk kishte asnjë mundësi të vetme për të treguar aftësitë e tij tek të kuqtë.

Pas veteranit Alban Hoxha, klubi bëri goditjen me Bekim Rexhepin që shkëlqeu në Superiore gjatë sezonit të shkuar. Gjithashtu edhe Teqja tregoi super nivel kundër Saburtalos në Europë. Për këtë arsye, Laroshi është larguar.

“Dua t’ju bëj të ditur se nga sot nuk jam më pjesë e Partizanit. Dua të falënderoj presidentin Gaz Demi, drejtorin Olsi Rama, punojësit e klubit dhe trajnerët që kisha mundësinë të punoja gjatë këtij viti.

Dua të falënderoj shokët e ekipit, vecanërisht tifozerinë e mrekullueshme të kuqe. Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim”, shkruan Laroshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat