Marseille, presion Interit për sulmuesin

Futboll

Marseille, presion Interit për sulmuesin

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 16:51
Marseille, presion Interit për sulmuesin

Alexis Sanchez është objektiv konkret i Olimpikut të Marsejës për sulmin.

Nga Franca raportojnë se drejtuesit e klubit të njohur po i ushtrojnë presion të fortë Interit për shërbimet e sulmuesit kilian.

Pablo Longoria, drejtori sportiv i OM, është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Sanchezit. Thuhet madje se është arritur marrëveshja mes palëve, por që amerikano-jugori të transferohet në Ligue 1, duhet edhe një “OK” nga zikaltrit.

Kushti i domosdoshëm që “martesa” Sanchez-Marseille të bëhet realitet, në fakt, është që sulmuesi të ndërpresë kontratën me Interin (që skadon pas një viti).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat