Arbnor Muja është zbulim i Bardhec Seferit 

Futboll

Arbnor Muja është zbulim i Bardhec Seferit 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2022 Në ora: 11:39
Arbnor Muja

Sulmuesi i Dritës së Gjilanit, Arbnor Muja, është në qendër të vëmendjes, veçmas pas ndeshjes me ekipin belg Antwerp. 

Muja do të udhëtojë në Belgjikë për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratë afatgjate me Antwerp-in.

Kush e zbulojë Arbnor Mujën? 

Image

Muja është i treti ulur

Muja është zbulim i legjendës së futbollit, Bardhec Seferi.

Që nga mosha 6-vjeçare e deri në të 18-tën, Muja ka qenë lojtar i Bardhet Seferit përkatësisht shkollës së futbollit “Bardhi” nga Mitrovica.

Ai ka luajtur deri të juniorët e ShF “Bardhit” , pastaj për shtegtuar në Trepçë, Trepçë '89, Braunschweig II, Skënderbeu dhe tani në Drita. 

Drita do të përfitojë 400,000 euro nga shitja e Mujës. A do të përfitojë përqindjen edhe ShF “Bardhi”. 

Image

Sipas asaj që është e rregulluar në UEFA, një përqindje do t’i takojë edhe ShF “Bardhit”. 12 vite pjesë e kësaj shkolle, i rritur dhe i kalitur në duart e Seferit, ish mbrojtësit më të mirë që ka pas Kosova, një periudhë ka luajtur për Trepçën në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, ndërsa në kohën e pavarësimit të futbollit me Dukagjinin e Klinës dolën kampion në edicionin 1993-1994.

Image

Puna e Seferit e pareshtur dhe profesionale, zbuloi dhe formoi një sulmues të jashtëzakonshëm, tani lakmohet nga shumë skuadra, që pritet të vesh fanellën e skuadrës së mirënjohur belge Antwerp-i.

Seferi është krenar që nxënësi i tij nga shkolla e futbollit, sot është rritur dhe është më i kërkuari. Jo me kaq, është sulmuesi më i mirë në Kosovë, që e bën diferencën në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat