Nga Serie B në Champions, arrihet akordi

Futboll

Nga Serie B në Champions, arrihet akordi

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:34
Nga Serie B në Champions, arrihet akordi

Lorenzo Lucca është 21 vjeç, luan si qendërsulmues dhe ka shënuar dy gola në pesë ndeshje me Italinë U21. Sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës Pisa në Serie B, ekip me të cilin realizoi gjashtë gola.

Lojtari shtatlartë (2.01) nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Serie A, por një gjë e tillë nuk e pengon një klub të dashuruar me lojtarët e rinj si Ajaksi që ta transferojë në Eredivisie.

Lucca ndiqej edhe nga disa klube të Serie A si Sassuolo dhe Bologna, por drejtuesit e kampionëve të Holandës janë treguar më të shkathët dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Pisën.

Klubi i Serie B do të përfitojë rreth 2 milionë euro nga huazimi i sulmuesit, ndërkohë që Ajaksi ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për 8 milionë euro të tjera.

Duke përfshirë bonuset, operacioni prek në total shifrën e 11 milionë eurove. Asnjë futbollist italian nuk e ka veshur më parë fanellën e katër herë kampionëve të Europës, shans që do e ketë Lucca në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat