Drejtuesit e djajve takim me agjentët e lojtarit

Futboll

Drejtuesit e djajve takim me agjentët e lojtarit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:12
Drejtuesit e djajve takim me agjentët e lojtarit

Manchester United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Benjamin Sesko, i cili është kthyer tashmë në objektivin e djajve.

Sulmuesi slloven ka shkëlqyer me Red Bull Salzburg në sezonin që kaloi, duke zgjuar kështu interesin e skuadrës angleze, ku ka shënuar 10 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.

Slloveni edhe këtë sezon e ka nisur për mrekulli, pasi në dy ndeshjet e para shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër me fanellën e gjigantit austriak.

Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se drejtori i Djajve të Kuq, John Murtough ka takuar agjentët e sulmuesit slloven për të pyetur rreth kushteve që ka futbollisti.

Besohet se agjentët e futbollistit kanë pranuar që klienti i tyre të transferohet në “Old Traford” dhe tani iu mbetet dy klubeve të gjejnë marrëveshje.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë një takim mes drejtuesve të dy klubeve, atyre të Salzburg dhe United.

Gjiganti austriak është gati ta shes talentin e tyre, por për ta lënë të lirë po kërkon mbi 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat