Sanchez drejt transferimit në Ligue 1

Futboll

Sanchez drejt transferimit në Ligue 1

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:21
Sanchez drejt transferimit në Ligue 1

Alexis Sanchez mund ta vazhdojë karrierën në Ligue 1 të Francës.

Marsielle raportohet se është afër transferimit të kilianit, sipas mediumit nga ky qytet “La Provence”.

Klubi francez thuhet se dëshiron të nënshkruajë sa më shpejt me Sanchezin.

Palët thuhet se janë afër që të arrijnë marrëveshje lidhur me kushtet personale.

Megjithatë, Sanchez fillimisht duhet të shkëput kontratën me Interin, e cila skadon më 30 qershor 2023.

Kësisoj, 35-vjeçari do të merrte edhe atë që e dëshiron; që të vazhdojë të luajë në Evropë, si dhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat