As Chelsea as PSG nuk e bindën

Futboll

As Chelsea as PSG nuk e bindën

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:44
Skriniar

As Chelsea as PSG nuk arritën të bindin Interin për të lënë të lirë Milan Skriniar. Ofertat e dy skuadrave në fjalë nuk iu afroheshin pretendimeve të zikaltërve për lojtarin e tyre.

Skuadra italiane kërkon 70 milionë euro që të derdhen në arkat e klubit nga ekipi që tenton shërbimet e Skriniar.

Është e qartë se si klubi ashtu edhe trajneri Simone Inzaghi do të donin të mbanin sllovakun, por nevojat financiare kanë bërë që drejtuesit ta vendosin për shitje.

Një situatë ende në zhvillim që, në rast se nuk vijnë oferta konkrete, do të sjellë drejtuesit dhe shoqëruesit e Skriniar të ulen në tavolinë për të negociuar rinovimin e një kontrate që skadon në qershor 2023.

Por, sipas Gazzetta dello Sport, në krahasim me marrëveshjen në parim të pak muajve më parë me 5 milionë në vit deri në vitin 2027, tani Skriniar thuhet se kërkon një rinovim me shifra më të larta.

Skriniar thuhet se tani dëshiron pagë në përputhje me pagat e Lautaro Martinez dhe Marcelo Brozovic (6 milionë në vit)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat