Kjo është arsyeja pse ndeshja për “Community Shield” e Anglisë nuk zhvillohet në Wembley

Futboll

Kjo është arsyeja pse ndeshja për “Community Shield” e Anglisë nuk zhvillohet në Wembley

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:26
Ilustrim

Për dallim nga tradita e futbollit anglez, kur perdet për sezonin e ri që fillon me “Community Shield” në Wembley, këtë vit, pra më 2022, kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në këtë stadium

Në fakt, ndeshja, në të cilën luan gjithmonë kampioni i Premier Ligës, që është Manchester City dhe fituesi i FA Cup, Liverpool, sivjet do të luhet në stadiumin King Power, që është shtëpia e Leicester City.

Kjo do të jetë hera e parë në 10 vite që superkupa e Anglisë nuk do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”. Në raste të tjera, ndeshja zhvillohej në Villa Park në Birmingham por për shkak të faktit që Wembley në atë kohë ishte përdorur për Olimpiadën 2012.

Por pse nuk do të luhet kjo ndeshje në Wembley këtë vit?

Community Shield është zhvendosur nga Wembley në King Power Stadium për shkak se stadiumi i madh i Londrës është duke u përdorur për finalen e Euro 2022 të ekipeve të femrave që sivjet zhvillohet në mes të Gjermanisë dhe Anglisë.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:00 të dielën e 31 gushtit. Teksa finalja e kampionatit europian nuk ndeshet me orarin e Community Shield, e cila luhet 24 orë më herët, të shtunën më 30 korrik.

Ende nuk është e qartë pse është zgjedhur stadiumi i Leicester si zëvendësim, pasi që është një stadium relativisht modern, me kapacitete kuptimplota dhe shtrihet në qendër të Anglisë. Ndoshta është fakti që Leicester e fitoi Community Shield më 2021 dhe për këtë shkak është marrë vendimi që kjo ndeshje të zhvendoset në Leicester, por FA nuk e ka konfirmuar këtë.

Kapaciteti i King Power Stadium është 32 261 shikues dhe është ndërtuar në vitin 2002, që do të thotë se ai është stadiumi i 20-të më i madhi në Angli. Kjo do të thotë së është shumë më i vogël së Wembley që ka kapacitet prej 90 000 spektatorëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat