Odegaard kapiteni i ri i Arsenalit

Futboll

Odegaard kapiteni i ri i Arsenalit

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 12:23
Martin Odegaard.

Arsenali ia ka besuar shiritin e kapitenit mesfushorit Martin Odegaard.

Lojtari do ta pasojë në këtë detyrë Alexandre Lacazetten dhe Pierre-Emerick Aubameyangun, që të dy të larguar.

Shiritin e kapitenit lojtari është duke e bartur edhe me kombëtaren e Norvegjisë, që prej marsit të vitit 2021.

Te londinezët ai është kthyer në një pikë referimi, falë paraqitjeve të tij shumë stabile në sezonet paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat