Kapiteni i Monzës, Galliani: E mora për 30 mijë

Futboll

Kapiteni i Monzës, Galliani: E mora për 30 mijë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:35
Kapiteni i Monzës

Matteo Pessina është një nga afrimet më cilësore të Monzës. Klubi italian në pronësi të Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, do të garojë për herë të parë në histori në Serie A.

Shumë emra kanë zbarkuar nën urdhrat e trajnerit Stroppa, por historia më e veçantë është ajo e Pessinas. 25-vjeçari luan si mesfushor ofensiv dhe ka lindur në Monza.

Pessina ka ardhur në huazim me të drejtë blerje nga Atalanta. Në nëntorin e vitit 2011 debutoi me kombëtaren italiane, 14 ndeshje dhe 4 gola deri tani me ekipin e Mancinit, me të cilin fitoi Euro 2020 në Angli.

Administratori i deleguar i Monzës, Adriano Galliani, gjithashtu i lindur e rritur në Monza, ka rrëfyer për SportWeek historinë e bukur të lojtarit ofensiv. “Matteo u rrit te Dominante, i njëjti ekip në të cilin kisha provuar të luaja edhe unë.

Në vitin 2015 e solla në Milan duke paguar 30,000 euro. Tani ai kthehet te Monza si kapiten dhe në Serie A. Historia e tij më prek dhe më mallëngjen shumë. Ai do t’i sjellë shumë energji skuadrës”, theksoi Galliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat