Spektakël në Community Shield, City dhe Liverpooli në derbin e parë

Futboll

Spektakël në Community Shield, City dhe Liverpooli në derbin e parë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:51
Spektakël në Community Shield

Anglia dhe Gjermania janë gati për të mësuar superkampionen e sezonit të kaluar. Liverpool dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Community Shield, ndryshe Superkupa e Anglisë.

Përballja do të zhvillohet në “King Power Stadium”, stadiumin e Leicester City, dhe do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 18:00. “The Reds” do kërkojnë suksesin numër 16, teksa nuk e fitojnë këtë trofe prej vitit 2006.

City e ka fituar vetëm gjashtë herë këtë trofe, ndërkohë që triumfi i fundit u regjistrua në vitin 2019. Ekipi i Klopp do të tentojë hakmarrjen ndaj djemve të Guardiolës për humbjen e titullit kampion në javën e fundit. Po si pritet të rreshtohen skuadrat në këtë sfidë të zjarrtë?

Betejë edhe në Gjermani mes kampionëve të Bayernit dhe Leipzigut, kampionëve dhe ekipit që fitoi Kupën. Dueli do të luhet në “Red Bull Arena” të Leipzigut, nis në orën 20:30 dhe mund ta ndiqni ekskluzivisht në SuperSport 3. 

Bayerni është skuadra rekordmene me 9 suksese, ndërsa ekipi i Tedescos nuk e ka fituar kurrë më parë këtë trofe.

Po si pritet të rreshtohen ekipet në këtë takim të fortë? Bavarezët luajnë për herë të parë pa Robert Lewandowskin. Gnabry në majë të sulmit në vend të polakut, teksa pas tij vjen treshja Muller-Mane-Sane.

LEIPZIG: Gulacsi; Simakan, Orban, Halstenberg; Henrichs, Kampl, Laimer, Angelino; Nkunku, Silva, Olmo.

BAYERN MUNICH: Neuer; Davies, Hernandez, De Ligt, Mazraoui; Kimmich, Gravenberch; Sane, Muller, Mane; Gnabry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat