Islami, trajner i ri i Arsimit!

Futboll

Islami, trajner i ri i Arsimit!

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:55
Islami, trajner i ri i Arsimit!

Skuadrat e ligës së dytë nuk do ta kenë lehtë kundër Arsimit nga Çegrani.

Pikërisht me lëvizjet e fundit, klubi i ri i ligës së dytë tregon se nuk po tallet, se nuk do të luajë ndonjë rol episodik në Ligën e Dytë.

Trajner i ri këto ditë u emërua Bujar Islami, njeriu që dy vite më parë e çoi Renovën në Evropë, më pas e drejtoi me sukses skuadrën e Besës në një pjesë të sezonit të kaluar.

Sa i përket stafit të ekipit, skuadra e Arsimit është forcuar mjaftë.

Pothuajse gjysma e lojtarëve që kanë luajtur për Renovën sezonin e kaluar tani janë te Arsimi, përkatësisht Sadiki, Fetai, Islami, Gafuri, ndërsa lojtarë të rinj janë Asani, i cili dikur konsiderohej si talent i madh i Shkëndijës, pastaj Imeri nga Gostivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat