Sacchi: Pres shumë

Futboll

Sacchi: Pres shumë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:00
Sacchi: Pres shumë

Arrigo Sacchi i ka thurur elozhe ish-skuadrës së tij, Milan-it. Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, ai ka folur për lojën e kuqezinjve duke u fokusuar te Rafael Leao.

“Mes skuadrave të mëdha të Serisë A, Milan-i është skuadra që praktikon një lojë më europiane, por djemtë duhet të mësojnë të jenë më kompakt në fushën e lojës”, ka thënë Sacchi.

“Nuk duhet të ketë më shumë se tridhjetë metra mes mbrojtësit të fundit dhe sulmuesit të fundit: vetëm kështu mund të përfitohet nga sinergjia mes reparteve. Më pas duhet bërë presing, shumë presing: është çelësi i suksesit në futbollin modern”.

Në vazhdim ish-trajneri ka folur për Leao-n: “Duke pranuar se diferencën në një skuadër e bën gjithmonë loja, them se pres shumë nga Leao”, ka thënë Sacchi.

“Ka gjithçka për të shpërthyer përfundimisht: fizik, shpejtësi, fantazi. Është e rëndësishme që të gjejë vazhdimësi në rendiment gjatë një ndeshjeje dhe që të mos harrohet, siç ka ndodhur shpesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat