Mukiele zbulon se ka refuzuar Chelsean për PSG-në

Futboll

Mukiele zbulon se ka refuzuar Chelsean për PSG-në

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:07
Mukiele zbulon se ka refuzuar Chelsean për PSG-në

Transferimi i ri i Paris Saint-Germain, Nordi Mukiele e ka konfirmuar se ai refuzoi një interesim nga Chelsea vetëm për të kompletuar transferimin e tij në “Parc des Princes”.

PSG arriti marrëveshje me RB Leipzig për Mukielen, por përpara se të nisej për testet mjekësore, mbrojtësi francez ishte kontaktuar nga Chelsea.

Megjithatë, kjo nuk ishte asgjë, pasi që Mukiele mbërriti për testet mjekësore të PSG-së vetëm disa orë më vonë dhe përfundimisht kompletoi transferimin e tij në Paris.

Duke folur për L'Equipe, Mukiele këmbënguli se nuk ngurroi të kundërshtonte ofertën e Chelseat.

"Sinqerisht, jo," tha ai kur u pyet nëse interesi i Chelseat çoi në ndonjë vonesë. “Që nga momenti që i dhashë fjalën Luis Campos, në asnjë moment nuk hezitova”, shtoi më tej Mukiele.

Mukiele ishte gjithashtu i bindur se ai nuk i është bashkuar PSG-së që të jetë zëvendësues dhe se ai synon të garojë për minuta ose si qendërmbrojtës ose si mbrojtës krahut të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat