Jorginho dhe telefonatat me Koulibalyn

Futboll

Jorginho dhe telefonatat me Koulibalyn

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:29
Jorginho dhe telefonatat me Koulibalyn

Transferimi i Koulibaly te Chelsea dhe lamtumira nga Napoli ka qenë një nga lëvizjet e bujshme në këtë merkato të verës. Mbrojtësi senegalez është bashkuar te Blues me një nga ish-shokët e tij të skuadrës te Napoli, Jorginho.

Të dy kanë patur gjithmonë një lidhje të fortë dhe këtë e ka konfirmuar vetë mesfushori italian në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Besoj se Koulibaly ka qenë një blerje shumë pozitive për klubin. Nuk është vetëm një lojtar i fortë, këtë e dimë të gjithë, por do të na ndihmojë jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes”, ka shpjeguar Jorginho.

Nga fjalët e mesfushorit kuptohet se ka një miqësi të fortë mes dy lojtarëve: “Do të na ndihmojë shumë për shkak të personit që është. Bëhet fjalë për një djalosh me të vërtetë të jashtëzakonshëm.

“Gjatë negociatave, kur nuk dihej nëse do të vinte në Londër ose jo, i kam shkruar disa herë dhe i kam telefonuar për të provuar ta bindja.

“I kam thënë se doja të luanim përsëri bashkë, kemi bërë pak shaka. Shpresoja me të vërtetë që operacioni të realizohej dhe jam shumë i lumtur që ka ndodhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat