Lampard fut tifozin për të goditur penalltinë në fushën e blertë, kjo ndodhi

Futboll

Lampard fut tifozin për të goditur penalltinë në fushën e blertë, kjo ndodhi

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:13
Lampard fut tifozin për të goditur penalltinë

Evertoni ka luajtur një miqësore kundër Dinamos së Kievit në një stadium të tejmbushur.

Gjithashtu aty ishin prezent edhe 2000 tifozë ukrainas, të cilët i kishin biletat falas.

Mesazhi i klubit anglez për t’i ardhur në mbështetje Ukrainas shkoi edhe më tej.

Në fund Lamapard do të aktivizonte një tifoz në fushën e blertë, për të goditur një penallti. Sigurisht, topi do të shkonte në rrjetë pasi edhe portieri nuk lëvizi, ndërsa kishte duartrokitje nga lojtarët dhe gjithë stadiumi.

Tifozi ishte 44-vjeçari Paul Stratton që i ka ndihmuar ukrainasit duke i dërguar ushqime dhe furnizime të tjera me makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat