A do të largohet Martial nga Manchester United?

Futboll

A do të largohet Martial nga Manchester United?

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 11:35
Martial

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, raportohet se ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes se Anthony Martial.

Sulmuesi francez sipas mediave britanike, është objektiv i gjigantit italian, Juventus, madje, torinezët tashmë kanë pyetur Unitedin për Martial.

“BBC Sport” thotë se Ten Hag këmbëngul se Martial duhet të qëndrojë pas një parasezoni mbresëlënës.

Martial ka shkëlqyer këtë verë dhe i ka lënë përshtypje menaxherit të tij të ri të ‘Djajve të Kuq’.

Kujtojmë se Martial një pjesë të sezonit të kaluar e kalojë tek Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat