PSG është gati për të mbyllur bisedimet

Futboll

PSG është gati për të mbyllur bisedimet

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:43
Milan Skriniar

Paris Saint-Germain raportohet se po përgatitet të mbyll bisedimet për Milan Skriniarin.

Mbrojtësi i Interit është i lidhur me një largim në afatin kalimtar të kësaj vere, teksa kampionët e Francës besohet se po kërkojnë me ngulm transferimin e tij.

Megjithatë, sipas “L’Equipe”, PSG-ja po kërcënon me largim nga bisedimet me klubin italian.

Klubi nga kryeqyteti francez thuhet se po heziton të paguajë 68 milionë funte për Skriniarin, kurse Interi nuk po heq dorë nga ky çmim.

Kjo situatë mund t’i shkojë përshtati Chelseat, që gjithashtu ka shprehur interesim për mbrojtësin sllovak.

Megjithatë, klubit anglez mund t’i shfaqen problem tjera pasi 27-vjeçari thuhet se nuk e dëshiron largimin nga Interi për ndonjë klub tjetër, përveç PSG-së.

Milan Skriniar, i cili ka bërë mbi 215 paraqitje për Interin, ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat