Ibrahimoviç i kthehet tifozit që e pyet për varjen e këpucëve në gozhdë

Futboll

Ibrahimoviç i kthehet tifozit që e pyet për varjen e këpucëve në gozhdë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:59
Ibrahimoviç

Edhe pas një operacioni të rëndë në gju në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimoviç ende nuk po mendon për tërheqjen nga futbolli.

Këtë verë ka vazhduar kontratën me Milanin edhe për një vit. Së fundmi suedezi ka bërë një transmetim live në Instagram gjatë të cilit ka biseduar me fansat dhe njëri prej tyre e ka pyetur se kur do të tërhiqej.

Për këtë pyetje, mori një përgjigje klasike të Ibrahimovi?-it, një nga ato që suedezi jep gjatë gjithë karrierës së tij.

“Kurrë. Nëse do të tërhiqem, futbolli do të vdesë”, tha në stilin e tij Ibrahimoviç, i cili po vazhdon rehabilitimin e tij për t’u rikthyer në fushë në një moment dhe për të ndihmuar Milanin të mbrojë titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat