Gjilani prezanton Arbnor Ramadanin

Futboll

Gjilani prezanton Arbnor Ramadanin

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:40
Arbnor Ramadani

Arbnor Ramadani është rikthyer te Gjilani pas një kohe të gjatë.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka zgjedhur t’i bashkohet kuqebardhve pas aventurës me Dritën e pastaj me Llapin për katër vite.

Ramadani ka disa ditë që i është bashkuar Gjilanit, por zyrtarizimi i tij ka ardhur vetëm ditën e sotme.

Gjilani ka vendosur t’i bëj një transferim të veçantë yllit tyre të ri, pasi duke marrë parasysh karrierën e tij deri më tani padyshim që është transferimi më i madh i kuqebardhve në epokën e Florim Zukës.

Ramadani është njëri nga më të mirët në Kosovë, derisa gjatë kohës së kaluar te Drita dhe Llapi, ai ka fituar të gjithë trofetë në futbollin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat