Shënojnë Messias dhe Giroud

Futboll

Shënojnë Messias dhe Giroud

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:10
Shënojnë Messias dhe Giroud

U luajt në stadiumin Velodrome miqësorja mes Olimpikut të Marsejës dhe Milanit, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kampionëve të Italisë.

Takimi është zhbllokuar që në minutën e 11-të me një supergol të Junior Messias, i cili goditi me të majtën në një pozicion të prirët, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Blanco.

Kujtojmë që stadiumi Velodrome ishte mbushur thuajse me kapacitet të plotë për këtë miqësore, çka do të thotë se janë rreth 67 mijë tifozë të pranishëm në tribunat e këtij impianti.

Junior Messias tregoi formë të jashtëzakonshme. Pasi kontrollin në mënyrë perfekte topin nga e majta, pason për Giroud, që nuk fal, 2-0 (minuta e 28-të). Vetëm pak çaste më vonë “Djalli” ishte pranë golit të tretë, por Blanco bën mrekullinë.

Milani e dominoi sfidën, por deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim tjetër rezultati. Edhe pse bëhet fjalë thjesht për një miqësore, skuadra e Piolit tregoi formë të mirë, kur kanë mbetur dy javë nga starti i kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat