Klubi francez arrin marrëveshje me Ramseyn

Futboll

Klubi francez arrin marrëveshje me Ramseyn

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 17:47
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey karrierën pritet që ta vazhdojë në Francë.

Gazetari nga “FootMercato”, Santi Aouna, ka raportuar se Nice ka arritur marrëveshje në parim me reprezentuesin uellsian.

Sipas Aounas, klubi francez tashmë po e konsideron Ramseyn si pjesë të tyre.

Kujtojmë se 31-vjeçari mbeti lojtar i lirë muajin e kaluar, kur shkëputi kontratën e tij me Juventusin.

Ramsey në sezonin e fundit ishte i huazuar te Rangers, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Arsenali.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat