Këtë javë Napoli kompleton transferimin e Kepas

Futboll

Këtë javë Napoli kompleton transferimin e Kepas

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 18:02
Kepa Arrizabalaga

Skuadra e Chelsea mund ta kompletojë transferimin e Kepa Arrizabalaga gjatë kësaj jave.

Tash e disa kohë, Napoli është në kërkim të një portieri që do të mbulojë hapësirat e David Ospina.

Spanjolli i Chelsea, Kepa Arrizabalaga është në mesin e alternativave, por procedurat nuk janë të lehta. Gjithsesi, kompletimi i transferimit pritet të bëhet këtë javë.

Mediat italiane thonë se Kepa do të udhëtojë drejt Napolit gjatë kësaj jave, për të kompletuar huazimin.

Spanjolli ka humbur pozitën e tij te ‘Blutë’ që nga koha kur Edouard Mendy u transferua në ‘Stamford Bridge’.

Me Kupën e Botës që po afron, Kepa kërkon skuadër ku do të ketë minuta, për ta bindur Luis Enriquen për një ftesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat