Leipzig po shqyrton opsionet për ta rikthyer Timo Wernerin

Futboll

Leipzig po shqyrton opsionet për ta rikthyer Timo Wernerin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:59
Leipzig po shqyrton opsionet për ta rikthyer Timo Wernerin

Timo Werner mund të kthehet në Bundesliga.

Që nga koha kur u largua nga Leipzig, Timo Werner nuk ka gjetur veten në formën më të mirë të mundshme.

Lojtari futej në një krizë golash dhe pati rënie në aspektin psikologjik të lojës. Kësisoj, ai ka humbur rolin e startuesit te Chelsea.

Por, sipas Gianluca Di Marzio, Leipzig janë gati t’i japin lojtarit shansin e dytë.

Gjermanët janë gati të bëjnë ofertën e tyre drejt Chelsea, por nuk dihen akoma shifrat që janë planifikuar.

Chelsea mund të jenë të hapur të shesin kartonin e Werner, ose edhe ta lëshojnë në formë huazimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat