Kukësi prenoton dy afrime nga jashtë

Futboll

Kukësi prenoton dy afrime nga jashtë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:24
Kukësi

Zhvillime në klubet e Superiores, te Kukësi dhe Laçi që së fundmi ka mbetur pa trajner pas largimit të Shpëtim Duros.

Emri i Gentian Mezanit është ai që qarkullon së fundmi. “Panorama Sport” përmend vlonjatin si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë.

Ndërkohë te Kukësi, sipas burimit të përmendur më lart, kanë arritur marrëveshjet me dy futbollistë.

Njëri është mbrojtësi Tiago Ferriera, i cili ka qenë pjesë e Portos por ka luajtur me ekipin e dytë të portugezëve. Ai ka luajtur edhe në Belgjike me Zulte Waregem, në Rumani me Universitatea Craiova, në Hungari me MTK Budapest dhe së fundmi te Tractor në Iran.

Lojtari tjetër është sulmues boshnjak, Jovo Lukic. Dy sezonet e fundit ka luajtur me Borac, duke shënuar nga 8 gola, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Krupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat