Liverpooli “blindon” deri në vitin 2027 sulmuesin portugez

Futboll

Liverpooli “blindon” deri në vitin 2027 sulmuesin portugez

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:01
Diogo Jota

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka nënshkruar kontratën e re me “The Reds”, me kohëzgjatje deri në vitin 2027.

Jota është shpërblyer për formën e tij të shkëlqyer që ta shfaqur që kur iu bashkua Liverpoolit nga Ëolves në vitin 2020. Ai u bashkohet emra të tjerë të rëndësishëm si Mo Salah, Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson dhe Fabinho, të cilët kanë nënshkruar kontrata afatgjata.

25-vjeçari shënoi 21 herë në të gjitha garat për “The Reds” sezonin e kaluar, por këtë sezon do të përballet me konkurrencë më të fortë për një vend në formacion, pas ardhjes së Darëin Nunez nga Benfica.

“Jam shumë krenar, më duhet ta them. Natyrisht që kur erdha dy vjet më parë, u konsiderova lojtar i rëndësishëm në këtë ekip. Kjo është ajo që doja që në fillim.

Tani, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re afatgjatë, është pa dyshim nga këndvështrimi i klubit provë e besimit për mua si lojtar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat