Teuta mbyll fazën përgatitore

Futboll

Teuta mbyll fazën përgatitore

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 15:36
Teuta

Ndeshja e ditës së diel me Egnatian në Korçë ka mbyllur edhe përgatitjet dyjavore të Teutës në juglindje të vendit. Skuadra është kthyer në Durrës për të vazhduar punën në kuadër të javës së parë të kampionatit që starton më 20 gusht.

“Djemtë e detit” do të luajnë takimin e parë në transfertë kundër Laçit. Sa i përket fazës përgatitore, stafi teknik ka pohuar që është i kënaqur nga kjo fazë, duke zhvilluar një përgatitje që do të tregojë forcën e Teutës.

Skuadra e drejtuar nga Renato Arapi zhvilloi gjithsej tri miqësore, ku regjistroi dy fitore ndaj të rinjve të Skënderbeut dhe ekipit të parë, ndërkohë dhe një humbje me Egnatian 1-0. Mësohet se tekniku u ka kërkuar lojtarëve me ngulm që skuadra e tij të rikthehet te loja e bukur që dhuroi në fundin e kampionatin që sapo u mbyll dhe të bindë gjithashtu në rezultate.

Në këtë fazë për Teutën nuk mungoi asnjë lojtar dhe në skuadër janë të gjithë në gjendje optimale. Atmosfera e mirë brenda grupit, gjithmonë ka qenë një tregues i saktë për mënyrën e funksionimit të klubit sikurse një familje. Harmonia dhe bashkëpunimi mes futbollistëve, është në nivelin e duhur dhe ata janë përshtatur mjaft mirë në skuadër.

Ndërkohë që pritet të vijnë edhe disa përforcime cilësore, Teuta ka në program një ndeshje miqësore kundër Partizanit më datën 13 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat