Struga Trim Lum - Pobeda, nis sezonin e ri në Ligën e Parë

Futboll

Struga Trim Lum - Pobeda, nis sezonin e ri në Ligën e Parë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 16:27
Struga Trim Lum

Pas një pauze disa mujore, futbolli vendor do të rikthehet në Maqedoni.

Me ndeshjen ndërmjet Strugës dhe Prilep Pobedës (e shtunë, 6 gusht), zyrtarisht filloi sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Skuadra nga Renova, ditë më parë zyrtarisht njoftoi se klubi nga Xhepçishti nuk do të jetë pjesë e garës, për këtë arsye sezoni 2022/23, Liga e Parë do të luhet me 11 klube.

Titullin e mbron FC Shkupi, ndërsa Pobeda dhe Sileksi janë anëtarë të rinj të Ligës së Parë.

Nuk dihet ende orari i katër ndeshjeve të mbetura të turit të parë, pasi FC Shkupi dhe Shkendia kërkuan shtyrjen e ndeshjeve, për shkak të garave evropiane. Sezoni i ri në Ligën e Dytë të Futbollit, do të nis më 13 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat